Abdixhiku: Suksesin e madh të mësimit gjithëditor në Prishtinë, do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna

Aktuale

Abdixhiku: Suksesin e madh të mësimit gjithëditor në Prishtinë, do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:14
Lumir Abdixhiku

“Suksesin e madh të mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna të tjera, e pastaj gjithandej Kosovës”, ka deklaruar kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut ky është plan shumë i guximshëm, sepse çdo mjet i investuar në arsim, është investim në të ardhmen e Republikës.

“Çdo mjet i investuar në arsim, është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës. Përderisa rrinë, siç rrinë tani 4 orë, dhe e ardhmja e shtetit tonë do të jetë e zymtë. Kur të nisin, e do të nisin me qeverinë tonë të rrinë 8 orë në shkollë, siç po rrinë tani në disa shkolla të Prishtinës, atëherë dhe e ardhmja e Kosovës do të jetë e mbarë, do të jetë e mirë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka bërë një krahasim të orëve të mbajtura të fëmijëve në Kosovë dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Fëmijët tanë, fëmijët e Kosovës, qëndrojnë vetëm 4 orë apo gjysmë dite në shkollë. Fëmijët e Bashkimit Evropian, qëndrojnë rreth 8 orë në ditë. Pra, dyfish më shumë sesa ne”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat