Hajdari: Kosova do të bëhet më konkurruese në tregjet ndërkombëtare

Aktuale

Hajdari: Kosova do të bëhet më konkurruese në tregjet ndërkombëtare

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka nënshkruar marrëveshjen me grante te inovacionit me 34 biznese vendore.

Vlera e projekteve nga kjo skemë për NVM-të është 2.8 milionë euro, ndërsa përkrahja e MINT/KIESA dhe LuxDev është mbi 1.2 milion euro.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se përmes kësaj skeme, synohet që Kosova të bëhet më konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Kosova ka burime të mjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ende besoj se duke ndjekur parimet e qeverisjes së mirë, politikat, reformat strukturore dhe rritjen e mbështetjes për ndërmarrjet vendore për orientim në prodhim dhe inovacion, ne do të arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe integrim më të shpejtë të ndërmarrjeve në tregun evropian dhe global. Prandaj, përmes kësaj skeme të granteve për inovacion, synojmë jo vetëm t’i mbështesim bizneset e deritanishme por të krijojmë edhe një kulturë të inovacionit duke ndihmuar Kosovën të bëhet më konkuruese në tregjet ndërkombëtare”, tha ajo.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes KIESA-s ka shpallur këtë grant me qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe ndërmarrjet start-up”.

Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë për Investimeve dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Deda, tha se kanë përkrahur mbi 200 ndërmarrje deri më tani.

Si dhe në fund të javës së dytë do ta nënshrkuajmë llotin e dytë për start-up në vlerë 1.9 milion euro. Gjithsej nga KIESA, kanë përfituar gjithsej 208 kompani, përfshirë edhe ato që do të nëshkruhen në fund të javës së ardhshme. Synojmë që mjetet t’i ekzekutpjmë brenda këtij viti fiskal”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat