Haradinaj-Stublla: Sipas Rutte, sulmi në Ibër-Lepenc është problem rajonal e jo i brendshëm i Kosovës

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Sipas Rutte, sulmi në Ibër-Lepenc është problem rajonal e jo i brendshëm i Kosovës

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:22
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se deklarata e djeshme e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s tregon se sulmi në Ibër-Lepenc, është problem rajonal, e jo i brendshëm i Kosovës.

Haradinaj-Stublla në një postim në “X” ka shkruar se boshti i fortë ruso-serb po rrezikon gjithë evropën kontinentale.

Deklarata e Sekretarit të NATO-s se sulmi terrorist mbi infrastrukturën kritike në veri të Kosovës muajin e kaluar nënvizoi brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor sugjeron se ky sulm është një problem rajonal (jo vetëm një çështje e brendshme e Kosovës). Kjo aludon me të drejtë se pas këtij akti qëndron Serbia!

“Kjo deklaratë u bë dje gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq menjëherë pas diskutimit të situatës së vështirë në #Ukrainë pas sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së saj kritike”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference të hënën, u shpreh se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, tregon brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai bëri thirrje që të nxirren faktet sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat