Vokrri vjen me deklaratën: Njëri nga të arrestuarit e ka pranuar fajësinë për sulmin në Ibër – Lepenc

Aktuale

Vokrri vjen me deklaratën: Njëri nga të arrestuarit e ka pranuar fajësinë për sulmin në Ibër – Lepenc

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:33
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Arbër Vokrri, ka thënë se njëri nga të arrestuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka pranuar fajësinë.

Ai tha se Policia e Kosovës me sukseset e saja po i jep sinjal Serbisë që nuk është lehtë ballafaqimi me Kosovën.

Me aq sa kam informacion edhe pse nuk është në domenin tim, por e di se dikush nga të arrestuarit si i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka pranuar pjesëmarrjen në realizimin e atij akti terrorist”.

Do të thotë se pista e hetimeve të mëtejme vetëm se është e trasuar, dhe mendoj se sukseset e Policisë së Kosovës japin sinjal të qartë Beogradit dhe grupeve paramilitare që regjimi i Beogradit i koordinon se nuk do ta kenë lehtë të ballafaqohen me Kosovën”, ka thënë Vokrri në emisionin “Fol me Arin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat