19 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim për qytetarin e Kosovës që vrau nusen e djalit

Aktuale

19 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim për qytetarin e Kosovës që vrau nusen e djalit

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Gjykata penale e Bazelit ka dënuar një 60-vjeçar kosovar për vrasje. Ai kishte therur për vdekje nusen e të birit, në Pratteln BL në vitin 2020.

Krimi ndodhi në mesin e qershorit 2020, kur personi 60 vjeçar sulmoi nusen e të birit, atëherë 24-vjeçare në banesën e tij dhe e goditi me thikë, transmeton albinfo.ch. E reja si pasojë e sulmit brutal ka humbur jetën.

Prokuroria në aktakuzë ka pretenduar se krimi u karakterizua nga “motive veçanërisht të dënueshme” dhe nga një “pakrupullsi e veçantë”. Vrasjes i kanë paraprirë mosmarrëveshjet me nusen, e cila ishte martuar me djalin e të pandehurit në korrik të vitit 2015 në Kosovë në një dasmë të dyfishtë me vëllain e tij.

Disa muaj më vonë ajo u transferua në Zvicër, gjegjësisht në Pratteln dhe lindi një djalë në tetor 2016, shrkuan srf.ch. Martesa është ndjekur nga vështirësi, sipas prokurorit publik. Në familje kishte debate të përsëritura dhe dhunë. Vjehrri i të vrarës kishte një ndikim të fortë tek çifti.

I pandehuri deklaroi në gjykim se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ai tha në gjykatë se ajo që ka bërë ishte mbrojtje dhe se ai nuk ka kryer vrasje. Nuk kishte pasur qëllim për ta vrarë, është shprehur ai. “Unë duhet të kisha vdekur në vend të saj”, tha i pandehuri. Ai nuk e di pse dhe si ndodhi e gjithë kjo dhe i vjen keq për aktin.

Dënim më i lartë dhe dëbim nga vendi

Prokuroria publike ka kërkuar dënimin me 17 vjet burg. Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i lartë se kërkesa e prokurorisë publike.

Përveç dënimit me burg, 60-vjeçari ka marrë edhe një vendim për dëbim nga vendi për një periudhë 15-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat