ZPS njofton se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari

Aktuale

ZPS njofton se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:58
Haxhi Shala

Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Të pandehurit janë akuzuar për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në një reagim lidhur me marrëveshjet, Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West), tha se arritja e zyrës sonë për të përfunduar këto marrëveshje është dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë.

Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave.

Prokurorja e Specializuar u zotua gjithashtu të vazhdojë hetimet që lidhen me pengimin e drejtësisë për të garantuar integritetin e procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

“ZPS-ja do të vazhdojë, në të njëjtën kohë, të ndjekë me forcë të gjithë ata që kërkojnë të ndërhyjnë në administrimin e drejtësisë dhe të mbrojë viktimat e dëshmitarët in Kosovë,” tha znj. Uest, sipas komunikatës.

Ndërsa, po ashtu sipas njoftimit të Speciales, gjyqi ndaj zotërinjve Shala dhe Januzi, së bashku me Ismet Bahtijarin, ishte planifikuar të hapej më 14 nëntor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat