Ekstradimi në SHBA i shqiptarit të dyshuar për vrasje, vjen reagimi i Hovenier

Aktuale

Ekstradimi në SHBA i shqiptarit të dyshuar për vrasje, vjen reagimi i Hovenier

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 12:28
A.G.

Jeffrey Hovenier, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ka vlerësuar lartë autoritetet e Kosovës që kanë ekstraduar javën e kaluar në SHBA një kosovar që po dyshohet për një vrasje të kryer në Bronx 18 vjet më parë.

Hovenier ka thënë se u përdor Traktati i Ekstradimit SHBA – Kosovë.

“Ne i vlerësojmë shumë autoritetet kosovare që asistuan Qeverinë e SHBA-së në këtë rast. Angazhimi ynë i përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit vazhdon t’i bëjë vendet tona më të sigurta”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Kosovari A.G. nga Peja dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2006 në Bronx. Ai dyshohet se pas një zënke në një bar ishte goditur me veturën e tij një turmë të njerëzve dhe la të vdekur një kalimtar të pafajshëm.

42-vjeçari u ekstradua Më 13 dhjetor dhe pritet të paraqitet në gjykatë në SHBA më 16 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat