“Ai rrëzohet për 24 orë!”, avokati shqiptar befason me parashikimin për Vuçiqin: Kosova ka tani…!

Aktuale

“Ai rrëzohet për 24 orë!”, avokati shqiptar befason me parashikimin për Vuçiqin: Kosova ka tani…!

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 13:59
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela dhe Aleksandar Vuçiq

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një koment në lidhje me disa deklarata të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën dhe ushtrinë e saj.

Ngjela në postimin e tij në Facebook tha se Vuçiq së fundi tregoi një lodhje dhe tërheqje të pjesshme nga doktrina e tij, e cila quhet "pushtim ushtarak i Kosovës".

Po ashtu, sipas tij, ka rënie psikologjike të Vuçiçit dhe gjithë Serbisë për “humbjen e Kosovës”. Madje, paralajmëroi edhe një terheqje ‘taktike’ të presidentit serb.

“Por dje Vuçiç fillojë tërheqjen e butë kur tha: Kosova ka mbrojtje ushtarake, domethnënë do shohim një tërheqje të ngadaltë.  Por, me këtë tërheqje, nuk mund të shkojë deri në njohjen e Kosovës, se me këtë kërkesë, ai rrëzohet në Beograd për 24 orë.

Por kot po lodhen, ai dhe serbët, sepse pavarësia e Kosovës është e sigurt”, shkroi ndër të tjera avokati, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Aleksandër Vuçiç ka hyrë në një rrjedhë më ndryshe, me atë që ai i thosh "pushtimi Kosovës"

Ka më shumë se 2 vjet që dështon, por me një ndjenjë megalomanie iu thotë serbëve:

Kosovën po e mbrojnë perëndimorët. 

A thua se kjo është një gjëmë arbitrare që po i bëhet Serbisë!.

I.

Po çfarë të drejte na paska Serbia kundrejt një shteti të pavarur dhe dy milionë shqiptarëve që jetojnë në shtetin e tyre!

Askush veç Rusisë nuk e kupton dot këtë të drejtë.

Por Viçiç dje tregoi lodhje dhe tërheqje të pjesshme nga doktrina e tij, e cila quhet "pushtim ushtarak i Kosovës".

Dhe tani është e kuptueshme se tërheqja e plotë nga kjo tezë, Vuçiçin e rrëzon nga pushteti.

Prandaj flet me të gjithë forcën e tij se do që të fitojë pushtet të plotë në Serbi

Por dje na doli me një risi, se për herë të parë tha: Kosova ka tani Ushtrinë e saj.

Dhe nuk kuptohet qartë se kujt ia tha këtë: ia tha vetes apo popullit serb që po shkon përditë e më shumë në pesimizëm.

II.

Por, çfarë është kjo rënie psikologjike e Vuçiçit dhe gjithë Serbisë për "humbjen e Kosovës"?

Askush nuk e kupton dot.

Por çfarë ka humbur ky qesharak i absurdit të kohës, kur vetë thotë se në Kosovë janë 2 milionë shqiptarë!

Dhe ka kaq naivitet kriminal në fjalët e tij sa e mendon humbje faktin që serbët nuk i kanë më të pushtuar shqiptatët e Kosovës.(!)

E kuptoni se cilët kanë qenë drejtuesit e politikës së lartë në Serbi që nga vitib1912?

Dhe tani, si nivel i ulët i mendimit politik që është, Vuçiç thekson si shfajësim ndaj shoqërisë së tij faktin që Kosova ka mbrojtje të fortë ndërkombëtare.

Po ky politikan i katundit ballkanik, e ka harruar që për çlirimin e Kosovës është bombarduar Beogradi me avionët më modernë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës?!

Asgjë nuk i bën përshtypje një ish pushtuesi që si kryeministër mendon se vetëm me çështjen e Kosovës mes retorikës "e mora sot e mora nesër"; do të mbajë pushtetin e tij në Beograd.

Por dje Vuçiç fillojë tërheqjen e butë kur tha: Kosova ka mbrojtje ushtarake, domethnënë do shohim një tërheqje të ngadaltë.  Por, me këtë tërheqje, nuk mund të shkojë deri në njohjen e Kosovës, se me këtë kërkesë, ai rrëzohet në Beograd për 24 orë.

Por kot po lodhen, ai dhe serbët, sepse pavarësia e Kosovës është e sigurt.

Por të gjithë këta që kanë qenë pushtues të tokave shqiptare kanë humbur përfundimisht përballë forcës së shqiptarisë.

Dhe kanë vetëm një shpresë: të përdorin shqiptarët e shitur kundër Kosovës dhe Shqipërisë.

Por kot e kanë, sepse Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë hyrë tashmë në historinë e tyre të etnisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat