Kontingjenti i FSK-së kthehet nga operacioni “Interflex”

Aktuale

Kontingjenti i FSK-së kthehet nga operacioni “Interflex”

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Kontingjenti i tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer sot në vend pas përfundimit të misionit gjashtëmujor në operacionin “Interflex”, i cili u realizua në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një letër falënderuese, komandanti i Batalionit të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel RA Smith, ka vlerësuar lartë profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Ai theksoi se ekipi nga FSK ka treguar qasje të shkëlqyer, disiplinë dhe angazhim mbresëlënës, duke kontribuar në mbështetjen e Njësisë së Ofrimit të Trajnimeve.

“Ekipi nga FSK kanë qenë të shkëlqyer, qasja e tyre profesionale, të palodhur dhe të përkushtuar për të mbështetur Njësinë e Ofrimit të Trajnimeve në të gjitha fushat, ka qenë mbresëlënëse me këtë sukses ata kanë bërë kombin tuaj të ndihet krenar, ndërsa për ne ishte privilegj dhe kënaqësi për të punuar me ta”, është shprehur Smith.

Pjesëtarët e FSK-së ishin të integruar në njërën nga dy kompanitë britanike, ku mbështetën planifikimin dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Gjatë këtij misioni, kontingjenti i FSK-së ka dëshmuar aftësi të larta ushtarake dhe disiplinë, duke kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e sigurisë ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja jonë në Operacionin “ Interflex “ përforcon angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë”, u tha ndër të tjerash në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat