Thaçi – Speciales: Nuk kam ambicie politike as për kryeministër, as për president

Aktuale

Thaçi – Speciales: Nuk kam ambicie politike as për kryeministër, as për president

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 15:36
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka kërkuar në Gjykatën Speciale, që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe kjo u ngritën nxitimthi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë DhSK-së.

Ish-presidenti ka deklaruar se aktakuza e parë e vitit 2020 i ishte ngritur pak muaj para rizgjedhjes si president, derisa kjo e dyta në prag zgjedhjesh. Thaçi ka përsëritur se s’do të jetë pjesë e garës politike zgjedhore.

“Ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditës nxitimthi ZPS-a prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovës. Unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politke as për kryeministër, as për president, as për deputet as ambicie politike. Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar opër shtetin e Kosovës në vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. theksoj dhe nënvizioj diomosdoshmërinë për resektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos resopktimi I ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat