Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”.
Takimet është paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite.
Ndërsa pas një konference për media në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të nisë në orën 20:30.