Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, të martën nga ora 19 do të prezantoj programin për Drejtësi, Mbrojtje dhe Siguri, të “Rrugës së Re”.
Në njoftimin e tyre thuhet se ky projekt synon ta transformojë Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë e vendit tonë, ashtu siç edhe e meritojnë qytetarët.
“Të martën, më datë 17 dhjetor, në orën 19:00, në Gjimnazin “Ulpiana”, Lipjan, do të shpalosim alternativën tonë për Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Ndryshimi po vjen edhe në Drejtësi, Mbrojtje dhe Siguri! Këtë ndryshim do ta bëjmë bashkë!”.