Emërimi i Richard Grenell si emisar special për misione të veçanta nga administrata Trump është komentuar në studion e “Politikos”.
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka thënë se rikthimi i Grenell përbën lajm pozitiv për Kosovën.
“Rikthimi i Grenellit mendoj që është një lajm i mirë për Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi.
Ne në kohën kur ishte z.Grenell kishim një marrëveshje të mirë të Washingtonit, që personalisht e shoh më të mirën që ka mujt me i ndodh Kosovës”, ka thënë ajo.