Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka komentuar rikthimin e Richard Grenell si emisar i posaçëm në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas saj, emërimi i Grenell nga administrata Trump veçse ka qenë i pritur.
Derisa ka folur për historikun e Grenell, Hajdari e ka quajtur atë si “politikan kontravers”.
“Rikthimi me aq sa po e shohim, duket të jetë fakt tanimë. Disa media prestigjioze e kanë lakuar emrin e tij. Normal që kemi dilema sa i përket një emërimi të tillë. Nuk është se s’ka qenë i pritshëm një pozicion i rëndësishëm në kabinetin e Trump. Mendoj që për faktin se nuk është politikan tipik, politikan kontravers, të cilit duhet ndoshta të ia kemi edhe frikën”, ka thënë ajo.