Koci: Procesi i dialogut dështim spektakular, janë prodhuar kriza

Aktuale

Koci: Procesi i dialogut dështim spektakular, janë prodhuar kriza

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 18:07
Melazim Koci

Melazim Koci, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhur me takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, tha se është skeptik për arritjen e ndonjë rezultati, ndonëse, siç u shpreh ai, është takim i fundit, lamtumirës, i Lajçakut për këtë çështje. Ai tha se po të rrumbullakohet i gjithë aktiviteti i përfaqësuesve të BE-së, palëve negocuese (Kosovës dhe Serbisë-v.j.) kundrejt procesit të dialogut, do të mund të vlerësohej një dështim spektakular.

Gjatë gjithë kësaj kohe janë prodhuar kriza. Është synuar normalizimi i të dyja vendeve, por pa thënë shpjegim se çfarë do të nënkuptonte normalizimi i raporteve mes të Serbisë dhe Kosovës”, tha Koci.

Në magazinën informative “InfoPlus”, Koci tha se kjo politikë është nga viti 2014 kur ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, pati lansuar të ashtuquajturin ‘politikën e stabilokracisë’ në Ballkan, ku sipas tij, mbështetja ishte te Vuçiqi, për faktin se duke investuar dhe joshur Serbinë, mund të arrihet një lloj stabiliteti në rajon, gjë që , sipas Kocit, kjo strategji nuk është treguar efektive.

Më tej, Koci bëri të ditur se në kohën kur është bërë publike marrëveshja franko-gjermane, në çastin e fundit, me kërkesën e disa vendeve të BE-së, është hequr pika ku parashihej njohja ‘de jure’ e Kosovës nga Serbia, si një lloj kompromisi në raport me Serbinë, ku sipas tij, në atë moment është vulosur dështimi i marrëveshjes.

Koci, tutje tha se Kosova nuk ka gabuar nga mos-tërheqja nga procesi i dialogut, pavarësisht heqjes së pikës së njohjes 'de jure'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat