Eman Rrahmani, bartësi i Listës për Familjen, ka hedhur kritika në lidhje me pensionin e moshës.
Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, ai ka thënë se më shumë vlerësohet një fotografi ku puthen dy vajza, sesa pensionistët.
Foton ku puthen katër vajza në çifte në sheshin e Prishtinës, “Ministria e Kulturës e ka paguar 10.000 Euro. Veç pse dy vajza po puthen, ndërsa pensionistëve, nënave dhe gjysheve tona, që për gjenerata të tëra janë angazhuar, kanë edukuar, kanë sjellë në jetë heronj e dëshmorë luftëtarë që kanë luftuar, ju japim vetëm 120 euro në muaj”.
“Përveç edukimit dhe krijimit të të gjitha këtyre gjeneratave, ato janë angazhuar, kanë punuar madje edhe tokat edhe arat të cilat në mungesë të djemve dhe burrave të tyre është dashur t’i punojnë. Kështu i kemi vlerësuar dhe kështu i kemi shpërblyer. Kurse, këto kategoritë tjera po na dalin si kategoritë më të vlefshme për shkak se po bojka dy vajza me u puth mes vete”.