Pas sulmit të 19 nëntorit në kanalin e “Iber Lepencit” në Varagë të Zubin Potokut, Sekretari i përgjithshëm i NATO-së ka bërë thirrje që kryerësit e sulmit terrorist të dalin para drejtësisë dhe se sipas tij, situata në veri tregon brishtësinë e sigurisë në rajon.
Njohësit e sigurisë mendojnë se kjo është vetëm një nismë e Serbisë për të krijuar destabilitet në katër komunat veriore që sipas tyre, janë të nxitura nga Moska zyrtare.
Më 29-nëntor kanali kryesor i “Ibër Lepencit” në Varagë të Zubin Potokut u sulmua nga një grup serbësh që tashmë janë arrestuar.
Sulmi i cilësuar terrorist nga shteti, bëri që të ketë reagim nga faktori ndërkombëtar.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte dënoi sulmin me ç’rast kërkoi që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë.
Njohësit e sigurisë në vend këtë reagim e shohin si të nevojshëm dhe se sipas tyre, tregon qartazi ndikimin të cilin Rusia e ka në Serbi për të krijuar destabilitet.
“ Serbia nuk hesht nuk rresht së vepruari për t’a destabilizuar Kosovën dhe për të paraqitur Kosovën si vatër e krizave dhe njëkohësisht për të ngjallë ndjesinë e pasigurisë tek qytetarët të serbëve atje dhe për të paraqitur pasqyrën pra jo të këndshme pasqyrën e një vendi jo stabil për Kosovën. Është një luftë propagandistik, një luftë hibride e sponsorizuar nga agjencioni sekret serb gjegjësisht inteligjenca serbe”, ka thwnw profesori i kriminalistikws, Fatmir Çollaku.
Profesori i Kriminalistikes, Fatmir Çollaku thotë se në rast tentimi për ndonjë sulm tjetër nga grupet ekstreme serbe, KFOR-i është i gatshëm për reagim bashkë me Policinë e Kosovës.
“ Në rast të ndonjë sulmi të formatit tjetër pamëdyshje që Aleanca Veriatlantike përmes KFOR-it do të duhej të reagoi dhe në rastin e tillë ata janë prezent janë duke treguar kujdes në kuptimin e shtimit të trupave, dislokimi sipas nevojës, sjellja e pajisjeve të sofistikuara ushtarake dhe pajisje tjera të vëzhgimit”.
Sipas Nuredin Ibishit, institucionet e vendit me shpejtësi kanë marrë masat në parandalimin e çdo skenari të radhës.
“ Janë marrë masat e menjëhershme parandaluese, janë marrë me heret por tash shumë më dobioze më të thella, edhe në mbulimin apo kontrollin e kufirit shtetërorë me Serbinë, edhe kontrollet dhe prezencën në kohën e natës, por edhe sistemi i mbikëqyrjes elektronike, teknike dhe fizike të objekteve të infrastrukturës kritike” , ka deklaruar ai.
Policia e Kosovës menjëherë pas sulmit ka arrestuar disa persona të dyshuar për këtë sulm ndërkaq, në paraburgim me vendim të Prokurorisë Speciale gjenden dy vëllezërit Viqentijevic si të dyshuar kryesor për këtë sulm.
Televizioni ka dërguar pyetje gjatë ditës në Prokurorinë Speciale për të marrë përgjigje rreth hetimit të rastit, por nuk kanë kthyer përgjigje.