Pozhari: Serbia ka pasur nevojë ta bëjë një hap të tillë pas sulmit në veri

Aktuale

Pozhari: Serbia ka pasur nevojë ta bëjë një hap të tillë pas sulmit në veri

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 22:09
Xhevdet Pozhari

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

E për këtë analisti, Xhevdet Pozhari ka thënë se Serbia ka pasur nevojë që ta bëjë një hap të tillë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se ky proces është i vonuar, por që duhet mirëpritur.

“Mendoj që ka pasur nevojë Serbia me bë një hap të tillë sidomos pas sulmeve të fundit në Ibër- Lepenc. Derisa nga BE-ja dhe SHBA janë duke u kërkuar përgjegjësit për sulmin që tashmë e kanë marrë përsipër që ndodhi në Banjskë, tashmë dyshimet kryesore edhe pse është duke rrjedhur procesi i hetimeve janë tek Serbia… Jemi duke parë një presion të shtuar ndaj tyre, sepse kryesisht është bërë presion në Qeveritë e Kosovës në të gjitha etapat…Është një proces i vonuar”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të dyja vendeve ne të dërguarin e Bashkimit Evropian në Bruksel të martën.

Bislimi tha se Kosova dhe Serbia do ta kenë një komision të përbashkët, i cili do të fillojë të merret me këto çështje që nga janari.

“Tani mund të ecim tutje që gjatë muajit të ardhshëm të mbahet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet”, tha Bislimi.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat