Gaxherri: Për listën secili kemi pakënaqësitë tona, mendoj se Hykmete Bajrami duhej të ishte e treta

Aktuale

Gaxherri: Për listën secili kemi pakënaqësitë tona, mendoj se Hykmete Bajrami duhej të ishte e treta

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 22:25
Besa Gaxherri

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se secili që është në listë ka pakënaqësitë e veta, por që nuk varët nga ta dhe se respekton vendimin e shumicës.

Ajo tha se po të ishte në vend të kryetarit, Lumir Abdixhiku, do ta bënte një radhitje ndryshe në listë.

Tutje, ajo ka përmendur vendosjen e deputetes Hykmete Bajrami, që sipas Gaxherrit duhet të ishte e 3-ta.

“Natyrisht që kemi secili pakënaqësi, por ka shumë faktorë..  është kjo Hykmeti nuk është në numrin 3 e sipas mendimit tim do të duhej me qenë… Unë pastaj i respektoj vendimet e shumicës që merren brenda subjektit politik, edhe në qoftë se nuk jam e kënaqur. Prej 110 kandidatëve që janë në listë, jam e sigurt se secili ka një vrenjtje, propozim ndoshta ndryshe. Po e përsëris nuk është gjithçka numri, jemi para qytetarëve dhe numrat i vendosin ata vet. Po të isha në vend të Abdixhikut do ta bëja një radhitje ndryshe…”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat