Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka komentuar mungesën e Agim Veliut në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hoti tha se vendimi për të mos e përfshirë Veliun në listë është marrë nga dega e LDK-së në Podujevë.
“Në rastin e Agimit, është dega e Podujevës që nuk e ka dërguar si kandidaturë emrin e tij.
Është diskrecion i degës që të vendos për kandidatura, por sinqerisht më vjen keq që ai nuk është në listë. Ka qenë person që tridhjetë e sa vjet e ka udhëhequr degën dhe asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet”, tha Hoti ne ATV.