Gaxherri: Diaspora dhe qytetarët e shohin të domosdoshëm rikthimin e LDK-së në Qeveri

Aktuale

Gaxherri: Diaspora dhe qytetarët e shohin të domosdoshëm rikthimin e LDK-së në Qeveri

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 00:07
Besa Gaxherri.

Diaspora dhe qytetarët e Kosovës e shohin të domosdoshëm kthimin e LDK-së në qeverisje të Kosovës sipas anëtares së kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri.

Gaxherri ka thënë se si subjekt politik janë duke punuar seriozisht në mënyrë që siç është shprehur ‘t’iu tregojnë se janë të gatshëm dhe të aftë për këtë gjë’.

“Ne e shohim çdo ditë që edhe diaspora edhe qytetarët brenda Kosovës e shohin të domosdoshëm kthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisjen e vendit.

Unë jam shumë e sigurtë dhe po punojmë faktikisht sepse shumë të sigurtë nuk mund të jemi derisa sovrani të vendosë, por ne po e bëjmë punën shumë serioze dhe po i ofrohemi çdo qytetari që duhet dhe jemi të gatshëm duke e marrë shembull qeverisjen aktuale që nuk është e aftë të bëjë asnjë punë për vendin e vet dhe ne jemi”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat