Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti për “Edicionin Special” ka folur në lidhje me dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për të zhdukurit.
Ai e ka konsideruar si një hap të vonuar, por është shprehur se është i lumtur dhe i lehtësuar.
“Ky presioni kaq i madh që e kam pasur dhe e kam bërë kudo, ka qenë pikërisht këtë, por unë nuk mund të jap shpresë për familjarët e viktimave, ne e njohim Serbinë.
Ne e dimë si funksionon Serbia, por mendoj që një hap i vonuar, por më në fund mund të them që ndjehem i lumtur, i lehtësuar”, është shprehur ai.