​49 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Aktuale

​49 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.

Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës, datës 18 prill 1978.

Në fillim veprimtarinë e saj, ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Eko­no­mik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia - Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrome­teorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.

ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe arteve, dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.

Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe Arteve të Jugo­sllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij.

Përmes atij Unioni, ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.

ASHAK në atë kohë kishte tri seksione: Sek­sionin e Shkencave Shoqërore, Seksionin e Shken­cave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë, Letër­sisë dhe Arteve.

Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.

Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të themelohej për shkak të trysnive politike dhe tendencave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.

Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike, si dhe angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Fjalë kyçe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975 fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi. Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës datës 18 prill 1978. Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës në Fakultetin e Mjekësisë në Fakultetin Teknik në Fakultetin Eko­no­mik në Fakultetin Filozofik me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia - Instituti Albanologjik Instituti Hidrome­teorologjik pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës të arteve dhe të kulturës. ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë. Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe Arteve të Jugo­sllavisë ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare. ASHAK në atë kohë kishte tri seksione: Sek­sionin e Shkencave Shoqërore Seksionin e Shken­cave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë Letër­sisë dhe Arteve. Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka që ishin funksionalizuar u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994 Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike si dhe angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të referendumit për pavarësi në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës themelim ligji
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat