Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte

Aktuale

Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur për publikun seanca në rastin ku Zhivojin Neshiq akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjatë kësaj seanca është paraparë të jepen fjalët hyrëse nga palët në procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 11 shtator 2024, seanca ishte mbyllur për publikun.

Në atë seancë, prokurorja speciale, Florije Shamolli-Salihu, propozoi që gjykimi të jetë i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe po ashtu ajo tha se edhe në aktakuzë është propozuar që gjykimi të jetë me dyer të mbyllura.

Ndryshe, gjykatësja Namani kishte bërë të ditur se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 26 gusht 2024, Zhivojin Neshiq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal Jogosllav, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143 paragrafi 1, nën paragrafi 1.6 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat