Themlimi i muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, ja ministri që abstenoi

Aktuale

Themlimi i muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, ja ministri që abstenoi

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 11:58
Mbledhja e qeverise

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket themelimit të muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, muze ky që do të ndërtohet nga Ministria e Kulturës,.

Kurti në mbledhje të Qeverisë e ka paraqitur këtë si pikë të parë të rendit të ditës.

“Kemi shqyrtimin e propozim vendimit për themelimin e muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Pasi ministri Hajrullah Çeku e ka prezantuar projektin, Kurti e ka hedhur çështjen për votim.

Kur ka pyetur për abstenim, ka qenë ministri Nenad Rashiq i vetmi që e ka ngritur dorën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat