Munsch thotë se dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme për çështjet politike

Aktuale

Munsch thotë se dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme për çështjet politike

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 12:51
Stuart B.Munsch

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch, theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Ai këto komente i bëri në Beograd, gjatë një takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Komandanti i JFCNP, Admiral Munsch, u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd për të konfirmuar angazhimin e NATO-s për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe avancimin e partneritetit të gjatë të NATO-s me Serbinë.

Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate, në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat