Publikohen rezultatet e interevistimit të kandidatëve për Kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit

Aktuale

Publikohen rezultatet e interevistimit të kandidatëve për Kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokurorë në pesë Prokurori Themelore dhe asaj të Apelit.

Paneli Vlerësues i KPK-së, më 13, 16, dhe 17 dhjetor 2024, bazuar në Rregulloren 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar intervistat me kandidatët për Kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit.

Më 13 dhjetor 2024, janë intervistuar 6 kandidatët që synojnë postin e të parit në Prokurorinë e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më i suksesshmi sipas Panelit Vlerësues ishte prokurori Agron Bajrami me 78.4 pikë, pas tij është vlerësuar prokurorja Sebahate Sinani me 73.8 pikë, pasuar nga Arben Ismajli me 73 pikë, Shkelzen Ibrahimi me 72.4 pikë, të cilët do të shkojnë për votim në Këshill. Ndërsa, nuk kanë kaluar prokurorja Sheribane Selimi, e cila mori 66.8 pikë dhe prokurorja Ikramije Bojaxhiu me 65 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat