Ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në këmbë në Zubin Potok

Aktuale

Ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në këmbë në Zubin Potok

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:57
KFOR

Trupat ushtarake letoneze që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer sot një patrullë në këmbë në pjesën Veriore të Kosovës, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në Komunën e Zubin Potokut kujtojmë se me datë 29 nëntor ka ndodhur shpërthimi i kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Për një sulm të tillë janë duke ndodhur hetime, ndërkohë që Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat