Hovenier në takim lamtumirës me komandantin e KFOR’it: SHBA qëndron e përkushtuar ndaj misionit të NATO’s

Aktuale

Hovenier në takim lamtumirës me komandantin e KFOR’it: SHBA qëndron e përkushtuar ndaj misionit të NATO’s

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:57
Jeffrey Hovenier

Në vazhdën e takimeve lamtumirëse, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier sot e ka takuar komandantin e KFOR’it, Enrico Barduani.

Hovenier ka thënë se SHBA është kontribues i rëndësishëm i misionit të NATO’s në Kosovë, KFOR’it, dhe se është e përkushtuar ndaj tij.

“SHBA’të janë kontribuues i rëndësishëm i misionit të NATO’s në Kosovë – KFOR’it dhe qëndrojnë të përkushtuara ndaj tij.

 Duke siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, duke promovuar stabilitet në rajon”, ka thënë Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat