Në vazhdën e takimeve lamtumirëse, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier sot e ka takuar komandantin e KFOR’it, Enrico Barduani.
Hovenier ka thënë se SHBA është kontribues i rëndësishëm i misionit të NATO’s në Kosovë, KFOR’it, dhe se është e përkushtuar ndaj tij.
“SHBA’të janë kontribuues i rëndësishëm i misionit të NATO’s në Kosovë – KFOR’it dhe qëndrojnë të përkushtuara ndaj tij.
Duke siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, duke promovuar stabilitet në rajon”, ka thënë Hovenier.