Admirali i Marinës Amerikane, Stuart Munch, ka thënë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai ka thënë kështu pas një takimi që e pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke u shtuar se kanë biseduar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Postimi:
“Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”.