Bekë Berisha pyet se ku është shteti, pas kërcënimit që iu bë Ramush Haradinajt

Aktuale

Bekë Berisha pyet se ku është shteti, pas kërcënimit që iu bë Ramush Haradinajt

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 17:25
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pasi në rrjete sociale janë drejtuar kërcënime me vrasje ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili është edhe kandidat për kryeministër. 

Berisha ka pyetur se ku janë reagimet e krerëve të shtetit dhe institucioneve të sigurisë ndaj kërcënimeve të tilla, kur po bëhen kërcënime dhe fushata të tilla.

Berisha ka shkruar se sot është kërcënuar me vrasje një hero dhe një ish-kryeministër.

Reagimi i plotë: 

Deklaratë nga deputeti Bekë Berisha rreth kërcënimeve ndaj kryetarit Haradinaj

Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë, Ramush Haradinajn, një hero e të vetmin njeri të gjallë që ka dhënë krejt e gjithcka për lirinë e këtij vendi.

Kush janë ata horra që i yshtin këta zagarë me flliqë me gojë me e gjujt gurin e me e fsheh dorën.

Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…

Sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër. Cka duhet të ndodhë më shumë që t’iu ndihet zani juve.

Ku është prokuroia, policia apo edhe AKI-a. Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Cka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm.

Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë.

Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit.

Bekë Berisha,

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat