Osmani: Serbia sulmon fqinjët e saj e pastaj flet për integrime evropiane, ulja në dy karrige s’i kontribuon paqes

Aktuale

Osmani: Serbia sulmon fqinjët e saj e pastaj flet për integrime evropiane, ulja në dy karrige s’i kontribuon paqes

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 18:27
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, presidentja e vendit ka kritikuar qasjen e Serbisë dhe ka thënë se veprimet që bënë ajo nuk i kontribuojnë paqes në rajon.

Këto komente ajo i ka bërë para fillimit të samiti BE-Ballkani Perëndimor duke thënë edhe se politika duhet të bazohet në merita.

‘‘Nëse nuk duam të diskutojmë gjëra të brendshme me Serbinë. Por sigurisht flasim për aktet e agresionit të cilat Serbia i ka bërë në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës. Mendoj se politika që bazohet mbi meritat duhet të zbatohet për të gjithë në rajon dhe sigurisht kush bën hapa përpara duke u bazuar në merita duhet të shkojë përpara.

Dhe jo të merren parasysh se çfarë po bëjmë në fushën e zbatimit të ligjit, demokraci dhe ekonomi. Përderisa vendet si Serbia, sulmojnë fqinjët e tyre e pastaj vijnë në Bruksel e flasin për integrime evropiane. Kështu që të ulësh përnjëherë në dy karrige s’do t’i kontribuoj paqes dhe stabiliteti paqes në rajonin tonë’’, ka thënë ajo mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat