Vjosa Osmani, presidentja e vendit ka kritikuar qasjen e Serbisë dhe ka thënë se veprimet që bënë ajo nuk i kontribuojnë paqes në rajon.
Këto komente ajo i ka bërë para fillimit të samiti BE-Ballkani Perëndimor duke thënë edhe se politika duhet të bazohet në merita.
‘‘Nëse nuk duam të diskutojmë gjëra të brendshme me Serbinë. Por sigurisht flasim për aktet e agresionit të cilat Serbia i ka bërë në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës. Mendoj se politika që bazohet mbi meritat duhet të zbatohet për të gjithë në rajon dhe sigurisht kush bën hapa përpara duke u bazuar në merita duhet të shkojë përpara.
Dhe jo të merren parasysh se çfarë po bëjmë në fushën e zbatimit të ligjit, demokraci dhe ekonomi. Përderisa vendet si Serbia, sulmojnë fqinjët e tyre e pastaj vijnë në Bruksel e flasin për integrime evropiane. Kështu që të ulësh përnjëherë në dy karrige s’do t’i kontribuoj paqes dhe stabiliteti paqes në rajonin tonë’’, ka thënë ajo mes tjerash.