Ish-luftëtari i UÇK-së, Arben Kiqina ka reaguar pas kërcënimeve ndaj Ramush Haradinajt.
“Kërcënimet nuk e ndalin asnjë çlirimtar, e aq më pak Ramushin. Ata që “paskan” plumb në ballë për Haradinajn, dikur strukeshin si miu përballë Serbisë, ndërsa sot janë të lirë falë UÇK-së. Nuk u ka mbetur fytyrë të paktën të ndihen në faj që nuk i dhanë asnjë ndihmë atdheut atëherë kur dridhej çdo pëllëmbë e tokës arbërore”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Me Ramush Haradinaj, kundër çdo kujt që tenton të fyejë ikonën e luftës çlirimtare.
Ne, si familje Kiqina, unë si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si vëlla i katër dëshmorëve që janë në themelet e lirisë së Kosovës, ndihem i fyer kur fyhen Ramushi dhe çdo çlirimtar që kapi pushkën për të larguar shkaun nga këto troje.
Kërcënimet nuk e ndalin asnjë çlirimtar, e aq më pak Ramushin. Ata që “paskan” plumb në ballë për Haradinajn, dikur strukeshin si miu përballë Serbisë, ndërsa sot janë të lirë falë UÇK-së. Nuk u ka mbetur fytyrë të paktën të ndihen në faj që nuk i dhanë asnjë ndihmë atdheut atëherë kur dridhej çdo pëllëmbë e tokës arbërore.
Ata që mendojnë të kërcënojnë, bujrum – këtu jemi! Ramushi nuk është vetëm Ramushi; ai është Kosova, një pjesë e historisë që shkëlqen me rrezet e lirisë.