Lëvizja Vetëvendosje ka postuar fotografi nga tubimi në Prishtinë ku do të paraqitet një nga një kandidatët e tyre për deputet në zgjedhjet në nivel vendi të 9 shkurtit.
Kjo paraqitje që është lajmëruar të fillojë nga ora 7 ende s’ka nisur.
“Tani, pak çaste para tubimit prezantues të listës së fitores”, ka shkruar VV-ja.
Kurse, Ilir Kërçeli shkruan "500k".