Kurti do 500 mijë vota që të mos varet nga Lista Serbe, ‘godet’ analistët dhe biznesmenët

Aktuale

Kurti do 500 mijë vota që të mos varet nga Lista Serbe, ‘godet’ analistët dhe biznesmenët

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 20:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

“E kemi shtruar sovranitetit në njëqind për qind të vendit”.

Kështu e përfundoi rritjen shkallë-për-shkallë në përqindje gjatë qeverisjes së vet, ku majën ia përcaktoi ‘sovranitetit’ në veri.

Në tubimin e paraqitjes së listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare, kryetari i partisë, Albin Kurti, kërkoi “500 mijë vota…që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetëruar politik”.

Analistët në studio televizive i kritikoi ashpër, duke i quajtur “piskama të oligarëve…që u është tharrë fyti” dhe se “prandaj edhe zhurma në studio televizive”.

“500 mijë vota jo aspiratë për kuriozitetit, por e nevojshme për punën e domodosdshme, që të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, tha Albin Kurti.

Varësia, siç tha ai, nga Lista Serbe dhe “klubi i stërvjetëruar politik…është veç në dëm të Kosovës” teksa vazhdoi edhe më tej se “varësia nga to i bie që: ose nuk ia do të mirën e Kosovës, ose je i ngarkuar me 20 vjet në sakatimin e vendit”.

“Vetëvendosja garon vetëm me veten, nuk humbim kohë me tjerët”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat