Lajmërohet personi që u tha se kërcënoi Ramush Haradinajn: Nuk jam unë kërcënuesi

Aktuale

Lajmërohet personi që u tha se kërcënoi Ramush Haradinajn: Nuk jam unë kërcënuesi

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 20:27
Ramush Haradinaj

Një qytetar me emrin Shpejtim Sokol, i njohur si Shpati ka reaguar pas publikimit të një kërcënimi ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sokoli, emri i të cilit u raportuar sot se e ka kërcënuar Haradinaj po pretendon se ai në rrjetin social nuk ka ndonjë adresë me emrin Shpat Sokoli, por emri i tij është përmendur në raportime mediale dhe është përmendur nga deputeti Bekë Berisha.

“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi. Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, ( i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj. Familja jonë është familje dëshmorësh dhe martirësh, e cila ka dhënë gjithçka për Kosovën tonë. Me familjen Haradinaj ndajmë të njëjtat vlera dhe histori sakrifice.”, thuhet në postim.

Ky qytetar i ka bërë apel Policisë së Kosovës që të të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt.

“Lus Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt. Në kohën e avancimit teknologjik, është shumë e lehtë për organet kompetente të identifikojnë profilet në rrjetet sociale. Sidomos kur në foton e profilit shihet përsoni. ( Shihni fotot e postuara më heret nga profili i përsonit në fjalê të cilat jabë marrë pêrpara se ai ti fshij.)”, ka shkruar Sokoli.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj.

Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi.

Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, ( i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj.

Familja jonë është familje dëshmorësh dhe martirësh, e cila ka dhënë gjithçka për Kosovën tonë. Me familjen Haradinaj ndajmë të njëjtat vlera dhe histori sakrifice.

Sot kam ardhur në Kosovë për festat e fundvitit dhe këtu jam njoftuar për këtë rast.

Lus Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt. Në kohën e avancimit teknologjik, është shumë e lehtë për organet kompetente të identifikojnë profilet në rrjetet sociale. Sidomos kur në foton e profilit shihet përsoni. ( Shihni fotot e postuara më heret nga profili i përsonit në fjalê të cilat jabë marrë pêrpara se ai ti fshij.)

Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime.

Po konsultohem me avokatin tim, dhe do të ndjekim rrugët ligjore ndaj Nacionales për dëmtim të imazhit tim.

Gjithashtu lus deputetin Bekë Berisha të distancohet e të përmbahet nga deklarimez e tij se përsoni është nga fshati Meje. Nga Berisha dhe Nacionale pres kërkimfalje publike.
Shpejtim Sokoli

P.S.: Ky është profili im në Facebook dhe nuk posedoj profil me emer „Shpat Sokoli“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat