Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvitit

Aktuale

Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvitit

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 21:08
Michael Roth

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e kartolinave të fundvitit në Gjermani.

Ajeti tha se Kosova, po përfaqësohet bukur në kartolinën për Krishtlindje të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe deputetit gjerman, Michael Roth.

“Republika jonë, pjesë e kartolinave të fundvitit të miqve tanë.

Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman”, shkroi Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat