Analisti politik, Dardan Gashi ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mosdeklarimin e Listës Serbe si organizatë terroriste, duke theksuar se kjo është “organizatë e vetme terroriste në Evropë që merr pjesë në zgjedhje”.
“Lista Serbe, organizata e vetme terroriste në Evropë që merr pjesë ne zgjedhje, edhe këtë në qeverinë e Kurtit. Me pas këtë mandat, Lista Serbe nuk do të kishte marrë pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se, ndërsa Qeveria Kurti ka shpallur dy organizata të tjera si terroriste, nuk ka marrë masa të ngjashme për Listën Serbe, që sipas tij, është një aleat i tyre.
“Qeveria e Kosovës i ka shpallur dy organizata tjera terroriste, nuk e ka shpallë Listën Serbe, e ka aleate mos të mundohet me na rrejt. Kur ka qeverisë kjo opozitë e sodit nuk ka pasur sulme terroriste në Kosovë, nuk ka shti armatim askush në Kosovë”, ka deklaruar Gashi.