Kica-Xhelili: Pushteti në panik nga rikthimi i LDK-së prandaj po bëjnë fake news ndaj nesh

Aktuale

Kica-Xhelili: Pushteti në panik nga rikthimi i LDK-së prandaj po bëjnë fake news ndaj nesh

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 23:38
Doarsa Kica Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur panika nga rritja dhe rikthimi i LDK-së. Sipas saj, prandaj po përdorin propagandën e tyre me fake news.

Kica Xhelili foli për një deklaratë të rreme të postuar nga Avni Zogiani, i cili thotë se kinse kryetari Abdixhiku ka deklaruar që do e privatizoj fabrikën e Municionit.

“Në qoftë se qekjo është e vërtetë, ku Avni Zogiani e publikon një foto ku kinse Lumiri ka thënë se në javën e parë si kryeministër do e privatizoj fabrikën e Municioneve, imagjinojeni çfarë budallakie është në gjendje me bë një person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, për propagandë, i cili është edhe zëvendësministër.

Këtë nuk e ka thënë Abdixhiku, duhet me qenë i çmendur, më falni që po shprehem kështu, për me besu një lajm të tillë. Nëse dëshmohet se z. Zogiani e ka bërë këtë fake news dhe dëshmohet që e ka fshi, ky duhet menjëherë me u ftu në Prokurori. Kjo është thirrje për përçarje dhe urrejtje. Ne kemi me qenë nëpër studio për me ua shkatërru këtë propagandë”, deklaroi Kica Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat