Bekteshi: Gratë i thonë PO ndryshimit, gratë i thonë PO LDK-së

Aktuale

Bekteshi: Gratë i thonë PO ndryshimit, gratë i thonë PO LDK-së

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 00:18
LDK

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Linda Bekteshi, ka ndarë momente nga “Turneu i Ndryshimit”, që sonte ishte me Forumin e Gruas së kësaj partie.

Linda Bekteshi thotë se “gratë po i thojnë po ndryshimit”.

Bekteshi tutje ka shkruar se LDK-ja i jep përparësi dhe rol të veçantë politik përfaqësimit të gruas në jetën politik.

“Roli i gruas në LDK, me besim të plotë se përfaqësimi i saj është i garantuar në institucionet komunale dhe qendrore, në institucionet arsimore, shëndetësore e kulturore, LDK-ja I jep përparësi dhe rol të veçantë politik përfaqësimit të gruas në jetën politike. Do të jemi bashkë në secilin hap të rrugëtimit tonë – duke mbështetur njëra-tjetrën, duke ndihmuar njëra-tjetrën, duke fuqizuar njëra-tjetrën”.

Postimi i plotë:

Gratë po i thojnë po ndryshimit

Dita-ditës po dëshmohet se gratë janë promotore të ndryshimeve pozitive dhe të suksesshme në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Roli i gruas në LDK, me besim të plotë se përfaqësimi i saj është i garantuar në institucionet komunale dhe qendrore, në institucionet arsimore, shëndetësore e kulturore, LDK-ja I jep përparësi dhe rol të veçantë politik përfaqësimit të gruas në jetën politike.

Prandaj, ne e kemi obligim që shtrojmë rrugën për shumë gra dhe vajza të tjera.

Do të jemi bashkë në secilin hap të rrugëtimit tonë – duke mbështetur njëra-tjetrën, duke ndihmuar njëra-tjetrën, duke fuqizuar njëra-tjetrën.

Prandaj, le të bëhemi ne ai grupi i grave që ndihmon partinë, qytetarët, komunën dhe, mbi të gjitha, mbështetë gratë dhe vajzat në të gjitha synimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat