Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
“Mendoj që sjellja e Kurtit është e paprecedentë. Pra është e pafalshme, një sjellje e tillë, nuk është se është e re, ai ka sulmuar organet e rendit, të ligjit e ka sulmuar prokurorinë, ka mbrojtur të korruptuarit”, ka thënë ndër tjera Haradinaj.
Pas kësaj ka reaguar analisti Shkëlzen Gashi.
Ai ka thënë se si duhet të perceprtohet sjellja e Haradinajt kur kërcënontet prokurorin Elez Blakaj?
“E vërtetë, Kurti po e tallë fundshpinën me prokurorët, ama e meritojnë!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Haradinaj e paska kritiku Kurtin që s'u paraqitë në prokurori: sjellja e Kurtit është e pafalshme.
e sjellja Haradinajt kur e kërcënojke prokurorin Elez Blakaj?
të paktën Kurti s'po i kërcënon prokurorët.
e vërtetë, Kurti po e tallë fundshpinën me prokurorët, ama e meritojnë!