Ditë më parë një zyrtar policor në Pejë ishte cak i një atentati ndaj tij.
Një person dyshohet se me qëllim ka tentuar ta qëllojë policin para stacionit policor në Pejë.
Lidhur me rastin, detaje më të hollësishme ka sjell zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Polici sapo ka përfunduar orarin e punës, duke kaluar rrugën pranë stacionit policor, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por për fat të mirë polici nuk ka pësuar lëndime. Kemi një pistë dyshimi. Dyshohet se gjuajtja me armë erdhi pas një konflikti të mëhershëm, ku ka qenë i përshirë edhe zyrtari policor gjatë detyrës zyrtare”, tha Nikçi.