Avokati Tomë Gashi ka bërë një paralele mes kryeministrit Albin Kurti dhe Ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai thotë se ky i fundit e bënte ligjin sipas qefit të vetë dhe i caktontet afate prokurorit, derisa prokurori Elezaj Blakaj nga frika la punën dhe iku në Amerikë.
Kurse, sipas tij, Kurti është ai i cili nuk frikëson prokurorë, por fton ata edhe i fton në zyre të tij.
Postimi në Facebook:
Një ish-Kryeministër e bënte ligjin sipas qefit të vet, ja caktonte Prokurorit të Prokurorisë Speciale afatin sa ai guxon me i analizu provat e në fund nga frika Prokurori e la punë e iku në Amerikë!
Prokurori që nga frika iku në Amerikë e ka emrin Elez Blakaj.
Një tjetër Kryeministër e ka emrin Albin Kurti e respekton aq shumë Prokurorinë sa që përmes zëdhënësit të qeverisë i fton edhe në zyrën e tij.
Tash ju zgjedhni për kënd jeni!
Kujtojmë, se Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
“Mendoj që sjellja e Kurtit është e paprecedentë. Pra është e pafalshme, një sjellje e tillë, nuk është se është e re, ai ka sulmuar organet e rendit, të ligjit e ka sulmuar prokurorinë, ka mbrojtur të korruptuarit”.