Kabashi-Muçaj: Ndryshimi është i domosdoshëm

Aktuale

Kabashi-Muçaj: Ndryshimi është i domosdoshëm

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 08:54
Kandidatja për deputete, Serbeze Kabashi-Muçaj

Kandidatja për deputete, Serbeze Kabashi-Muçaj, me numër 78, ishte pjesë e një tubimi inspirues të organizuar nga Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë.

Me një mesazh të fuqishëm për barazi dhe përfaqësim, Kabashi-Muçaj theksoi se roli i grave në politikë është kyç për ndërtimin e një të ardhmeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Kosovën.

Në një postim të saj në rrjete sociale, ajo ndau emocionet e pjesëmarrjes në këtë tubim, duke theksuar se energjia dhe përkushtimi i grave pjesëmarrëse janë dëshmi se ndryshimi është i mundur dhe i domosdoshëm.

“Përfaqësimi ynë nuk është vetëm numër, por një mision për barazi dhe progres!” – shkroi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit të grave për të arritur objektiva të përbashkëta në zhvillimin e shoqërisë.

Ky tubim shënon një tjetër hap të rëndësishëm të LDK-së drejt fuqizimit të grave brenda dhe jashtë politikës. Me përfaqësim të lartë të grave në listat zgjedhore, kjo forcë politike synon të bëjë ndryshimin jo vetëm për gratë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Serbeze Kabashi-Muçaj, si një zë i fuqishëm dhe përfaqësuese e denjë e aspiratave të grave kosovare, mbetet e përkushtuar për t’i dhënë formë një të ardhmeje ku barazia dhe progresi janë vlera bazë të shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat