Çka diskutoi Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Aktuale

Çka diskutoi Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 09:18
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se çfarë foli në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit thotë se në bisedat me liderët e institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së theksoi të ardhmen e Kosovës në BE si të pashmangshëm dhe se mbetet një angazhim i çdoditshëm.

“Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane”, shtoi tutje Osmani.

“Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.

“Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat