Disa ngarkesa me pesticide nga Shqipëria janë kthyer prapa nga disa shtete të BE-së për shkak se ato kanë rezultuar me pesticide. Mandarinat shqiptare kishin rezultuar me pesticidin Chlorpyrifos dhe Phosmet, që shkaktojnë dëme që nga sistemi nervor e deri në kancer.
Lidhur me këtë, media ka kontaktuar Agjensinë e Ushqimit të Veterinarisë.
“AUV është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike.
Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim” thuhet në përgjigjen e AUV.
Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë tha në një reagim mbrëmë se bëhet fjalë për tre ngarkesa me mandarina clementine, nga fshati Gorican i Dimalit, Berat dhe fshati Mursi i Konispolit të cilat janë mbledhur nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier dhe janë eksportuar.