Zyrtarisht ky është numri i popullsisë në Kosovë

Aktuale

Zyrtarisht ky është numri i popullsisë në Kosovë

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.

Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi po prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, që është realizuar përgjatë shtatë jave nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti.

Kurti ka thënë se publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përbënë një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë shumë të madhe.

“Regjistrimi i fundit u krye në vitin 2011 mjaftueshëm kohë për tu bërë pjesë e kujtimeve historike,por tani fal standardeve të avancuara dhe teknologjisë kemi një pasqyrë të saktë të realiteti tonë dhe një bazës të re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kurti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat