Abdixhiku pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon për përkushtimin e tij

Aktuale

Abdixhiku pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon për përkushtimin e tij

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së thotë se e falënderoi Hovenierin për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë.

“Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve! Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Tutje, ai shton se LDK-ja pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sepse lidhja jonë është ideologjike, është institucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet!”, ka shkruar ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat